Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi e zuri traktori me dru.
Gazeta Enigma mëson se viktima është Kapllan Beqaj, 60-vjeçar.
Njoftimin mortor për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe të afërmit përmes postimeve në rrjete sociale, ku ndër të tjera bëjnë me dije se i ndjeri ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.