Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar këtë të diel pas incidentit në ndeshjen Gjilani-Ballkani, ku portieri mysafir, Stifi Frashëri, u godit nga dy tifozë i gjilanasve.
“E dhimbshme që një derbi i madh sot të njolloset nga tifozë të pa përgjegjshëm. Dënoj dhunën dhe besoj në drejtësi”, ka shkruar Haziri.
Tutje ai ka shtuar se është dhimbshme që një derbi i madh sot të njolloset nga tifozë të pa përgjegjshëm.
“Lutem që portieri Frashëri dhe FC Ballkani ta ruajnë bashkëpunimin dhe angazhimin që së bashku me #FCGjilani të mos ndalet nga ky incident i rëndë për titullin e kampionit”, thuhet në njoftimin e tij./Gazeta Enigma/