Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur dje në fshatin Gremnik të Klinës.
Viktima është Ardion Kalludra, i cili dyshohet se, derisa po lëvizte me traktor, është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Lamtumira e fundit për të ndjerin do të jepet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Gremnik.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

