Ka vdekur të martën Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e 26-vjeçares, e cila ndodhej në trajtim mjekësor në Turqi.
“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë Qendresa Llapshtica-Ismajli”, shkroi Erduan Ismajli në rrjetin social Facebook.
Qendresa Llapashtica-Ismajli vuante nga sëmundja e leukemisë akute dhe për shërimin e saj, disa javë më parë, ishin kërkuan 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk kishte mundësi t’i përballonte. Ajo ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh).
Varrimi i saj do të bëhet sot te varrezat e Dragodanit në orën 13:00.