Burimet e Gazetës Enigma kanë mësuar se është hedhur një bombë në një lokal në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani deklaroi se Policia ka filluar hetimet rreth rastit pasi dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.
“Zjarrvënje Gjilan, 01 shtator 2023 Stacioni Policor Gjilan me datën 01.09.2023 rreth orës 01:35 ka pranuar informacion se në rrugën ,,Pajazit Ahmeti’’ në Gjilan një kafiteri dyshohet se ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet Policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar qëllimshëm nga persona tani për tani të panjohur. Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet në lidhje me këtë rast në koordimin me prokurorinë e shtetit, rast i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ,,Zjarrvënje’’”, tha Hashani.