E fundit: Barça do të përballet kundër Real Madrid pa këto 4 lojtarë në El Clasico

E fundit: Barça do të përballet kundër Real Madrid pa këto 4 lojtarë në El Clasico

Barcelona do të jetë pa Ronald Araujo, Pedri, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite në El Clasico e ardhshme.

Nëse Dembele dhe Braithwaite kanë qenë tashmë jashtë fushës për një kohë të gjatë, Araujo dhe Pedri janë lojtarë të rëndësishëm, mungesa e të cilëve mund të jetë vendimtare, shkruajnë media spanjolle duke iu referuar burimeve të afërta me skuadrat.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Jordi Alba ka rifilluar stërvitjet në grup, që me gjasë do të thotë se do të luajë të dielën, bazuar në opinionet e apostrofuara në mediat spanjolle, të cilat kanë përcjellur deri në detaje të gjitha lëvizjet nëpër dy kampet, njofton Gazeta Enigma.

Real Madridi do të përballet me Barcelonën më 24 tetor në orën 16:15, ndërsa ky El Clasico vlerësohet shumë më ndryshe nga ato paraprake të dekadës së fundit, pasi të dy skuadrat do t’i hyjnë takimit pa yjet e tyre, Messi e Ronaldo, të cilët kanë qenë identitet i ndeshjeve të viteve të kaluara, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles