Java e dytë e muajit mars do të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje shiu.
Edhe temperaturat do të shënojnë ulje.
Temperaturat nga 12C e 14C, në fillim të javës zbresin deri në 10C nga mesi i javës. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, njofton Prishtina Weather.
Të hënë moti do të jetë i vranët ku në orët e pasdites do të ketë reshje shiu.
“Kryesisht me vranësira dhe erë të fuqishme jugore. Nga mesdita priten të reshura shiu, që vijnë duke u intensifikuar gjatë mbrëmjes”, thuhet në njoftim.