“E ka përdhunuar një nxënëse”, profesori në Suharekë akuzon kolegun e tij për pedofili

“E ka përdhunuar një nxënëse”, profesori në Suharekë akuzon kolegun e tij për pedofili

Gati dy vjet më parë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, dyshohet se ndodhi një ngjarje që u mbajt e fshehtë nga të gjithë.

Profesori i Historisë në këtë shkollë, Astrit Sahitaj, pretendon se në maj të 2022-ës, në këtë shkollë, është dhunuar seksualisht një nxënëse 16-vjeçare, raporton Kiks Kosova.

Për këtë vepër ai akuzon një koleg të tij.

Madje, ai pretendon se ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji në shkollën ku ai punon tash e 22 vjet.

Ngjarja sipas tij, ka ndodhur në një kabinet i cili thotë se është shfrytëzuar për qëllime të tilla nga më shumë se 3 mësimdhënës që nga viti 2001 deri në maj të 2022-ës, kur pretendon se ndodhi rasti i fundit.

Për të gjitha pretendimet e tij, Sahitaj, të premten e 26 janarit, u mor në pyetje nga dy hetues të Policisë në Prizren, ndërkaq të hënën dha deklaratën e tij në drejtorinë e Arsimit në Suharekë.

Nga Policia i thanë Kiksit se kanë nisur hetimet për të zbardhur rastet të cilat Sahitaj pretendon se kanë ndodhur në këtë shkollë.

Kiks Kosova ka kontaktuar edhe me profesorin i cili akuzohet nga kolegu i tij se ka dhunuar seksualisht një nxënëse në vitin 2022, por i njëjti ka refuzuar që të flasë, me arsyetimin se nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur.

Related Articles