Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, në 1-vjetorin e vdekjes së saj.
Ai thotë se e ndjera u largua nga vendi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por shton se “ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës”.
“Sot, një vit nga vdekja e saj, ne nderojmë Madeleine Albright, një diplomate e njohur dhe sekretaren e parë femër të shtetit. Pasi u largua nga vendi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës”, tha Kurti në një postim në Twitter.