Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim.
Procesi është duke u zhvilluar në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj.
Në këtë test morën pjesë 281 kandidatë, prej të cilëve 150 djem dhe 131 vajza.
Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e që mund të jetë familjare e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, e njëjta vlen dhe për Vilson Malokun, djali i liderit të KPK-së, Jetish Maloku. /Gazeta Enigma