Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në Podujevë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, një burrë në Podujevë e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij. Viktima ka njoftuar se i dyshuari ka probleme psiqike.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.