Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një vendpunishte në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku një punëtorë ka vdekur e një tjetër ka marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Pllana.
Policia, Inspektorati i Punës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.
“Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.”, tha Pllana.
