Ndeshja Ballkani – Plezen do të zhvillohet në stadiumin ”Air Albania”, raporton Gazeta Enigma.
UEFA ka konfirmuar se ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference Leageu, do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, në Tiranë.
Gjendja e rënduar e fushës ”Fadil Vokrri” në Prishtinë ka bërë që komisioni i UEFA-s të vendos që ndeshja të mos zhvillohet në Prishtinë.
Lajmin e ka konfimuar edhe vet presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi përmes një ‘story’.
Ndeshja do të luhet me 30 nëntor, më fillim nga ora 18:45.