E konfirmuar: Aprovohet heqja e orës policore, rekomandohet zgjatja e orarit të gastronomisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi ai. Po ashtu ai theksoi se “Edhe komunat janë duke u angazhuar maksimalisht që diaspora të kaloj sa më mirë në Kosovë”.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00./Gazeta Enigma.

Related Articles