Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se një e mitur ka sulmuar fizikisht dje prindërit e saj në Obiliq, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, prindërit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e mitura është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.