Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një e mitur e ka rrahur një vajzë tjetër, e cila pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta “Enigma”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:45 në Obiliq.
E mitura e cila ka sulmuar vajzën është intervistuar në prani të prindit dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime./Gazeta Enigma