U raportua se kufoma qëndroi dy orë në koridor të Spitalit, drejtori: Për momentin është e vetmja zgjidhje

U raportua se kufoma qëndroi dy orë në koridor të Spitalit, drejtori: Për momentin është e vetmja zgjidhje

Një video ka qarkulluar nëpër disa media, ku shihet se një kufomë e mbuluar me çarçaf, është e vendosur në njërin prej koridoreve në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, ku raportohet se ka qëndruar dy orë.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Enigma ka kontaktuar me Drejtorin Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, i cili tha se kjo për momentin është e vetmja zgjidhje, duke theksuar se në objektin ku janë duke operuar stafi shëndetësorë e kanë huazuar nga QKMF, për arsye se Emergjenca është shndërruar në repart ku trajtohen të infektuarit me COVID-19.

Ndryshe, Zeqiri tha se pacientat që vdesin e që nuk janë të infektuar me COVID-19 janë të obliguar t’i mbajnë dy orë, e pastaj t’i dorzojnë te familjarët e tyre.

“Kufoma nuk ka qenë e infektuar me COVID-19 dhe ka qenë e mbyllur me paravan, por dikush ka hypur në ato shkallë që nuk janë të kalueshme e ka fotografuar, mirëpo ne nuk kem vend tjetër përpos atë pjesë qe mundemi me huazu derisa t’i bën kufoma dy orë për me ia dorzu familjarëve”, tha Zeqiri.

Ndërsa, “Zyra e Ankesave” ka siguruar videon ku shihet kufoma në koridor të Spitalit.

Në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, kufomën e kanë lënë në korridorin e spitalit

Në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, kufomën e kanë lënë në korridorin e spitalitPosted by Zyra e Ankesave on Thursday, May 6, 2021

Related Articles