Një e mitur nga Obiliqi ka ngelur shtatzënë nga bashkëjetesa me një burrë, raporton Gazeta “Enigma”.
I dyshuri është arrestuar për dhunim.
Rasti është zbuluar pasi një e mitur është dërguar në QKUK dhe është konfirmuar shtatzënia e saj.
Sinjali mëson se viktima është një vajzë 15-vjeçare, kurse i dyshuari është 15-vjeçar, me të cilin kanë qenë në lidhje qe një kohë.
Burimet thonë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren dhe si rezultat e njëjta ka mbetur shtatzënë.
Pasi u dërgua në Gjinekologji për trajtim, Policia është vënë në dijeni për rastin.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.