Një vajzë e mitur nga qyteti i Pejës, kishte alarmuar familjarët e saj pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar askënd. Kjo ka bërë që ata të kërkojnë ndihmën e Policisë dhe të nisin kërkimet intensive për vendndodhjen e saj.
E krejt këtë kohë, ajo dyshohet se qëndroi jashtë Kosovës, me një person të rritur.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ajo është paraqitur në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, teksa ka deklaruar se bashkëjetoi me të dyshuarin me dëshirën e saj.
Mirëpo gjithçka dyshohet se ishte shndërruar në ferr për të, pasi që bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka dhunuar fizikisht gjatë kohës që kanë qëndruar bashkë.
Në kuadër të veprimeve hetimore, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore, me ç’rast është konstatuar se ka lëndime trupore.
I dyshuari ende nuk është intervistuar, pasi që s’është arritur që të arrestohet, ndërsa viktima është kthyer në shtëpinë e saj.