Platforma “Liria ka Emër” do të organizojë të dielën një protestë në Itali kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas njoftimit të platformës, protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet në qytetin e Trevisos, me fillim nga ora 15:00.
Protesta vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
