E mitura shkon të jetojë me një të rritur, ndërhynë Policia

E mitura shkon të jetojë me një të rritur, ndërhynë Policia

Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person.

Policia ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se vajza ka shkuar me vetëdëshirën e  saj për të jetuar me të.

“Me 08.04.2025 është raportuar se vajza e mitur ka shkuar në Prizren për të jetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar dhe kanë deklaruar se viktima ka shkuar me vetë dëshirën e  saj për të jetuar me të dyshuarin.

“Me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregullte ndërsa viktima kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles