Një grua e ka marrë një veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës, por asnjëherë nuk e ktheu atë, njoftom policia.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ky rast është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport. / Gazeta Enigma.