E ndalin për mosmbajtje të maskës, fyen zyrtarët policor

E ndalin për mosmbajtje të maskës, fyen zyrtarët policor

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion policor një person në Podujevë, i cili në shenjë revolte për gjobitje për mosrespektim të masave antiCOVID-19 kishte fyer zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, rreth orës 20:00.

“Deri sa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar  për mos respektim te masave antiCOVID, për mosmbajtje të maskës. I njëjti gjatë një shqiptimi të një tikete në shenjë revolte i  ka kërcënuar dhe fyer zyrtarët policor”, thuhet në raport.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Related Articles