Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një persona pasi i njëjti kishte ofenduar e më pas edhe sulmuar fizikisht një person zyrtar, raporton Gazeta Enigma.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Gjilan rreth orës 12:10.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht e kishte ofenduar e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.