Edhe pse jemi në muajin qershor, në disa komuna të larta malore të Kosovës ka rënë borë.
Bora ka mbuluar bjeshkët mbi trevën e Opojës si dhe disa fshatra të Gorës në Dragash.
Ky lajm konfirmohet nga banorët që jetojnë në këtë komunë si dhe nga foto e video të shumta që janë shpërndarë në rrjete sociale.
Kujtojmë, në Komunën e Dragashit nuk janë të pazakonta reshjet e borës edhe gjatë muajve të pranverës.