E paskemi ditur gabim, sipas nutricionistëve kjo është arsyeja pse nuk duhet të hamë banane për mëngjes

E paskemi ditur gabim, sipas nutricionistëve kjo është arsyeja pse nuk duhet të hamë banane për mëngjes

Disa njerëz zgjedhin ta nisin ditën me ujë. Ka nga ata që nuk i hapin dot sytë pa pirë kafe, e të tjerë duan fruta.

Nëse bëni pjesë në kategorinë e këtyre të fundit, bëni mirë të mos konsumoni banane për mëngjes pasi sipas nutricionistëve nuk janë opsioni më i mirë i mundshëm për vaktin e parë të ditës.

Arsyeja? Bananet kanë në përmbajtjen e tyre  25% sheqer natyral. Mund t’ju japin energji dhe t’ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqëroni bananen me yndyra të shëndetshme, shumë përfitime të bananes do të humbasin.

 ndërkohë që do të rritet niveli i sheqerit dhe acidit. Ato nuk janë gjithashtu të mira për të mbajtur sistemin digjestiv të shëndetshëm.

“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.

Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.

Related Articles