E përfundoi sezonin e rregullt si lider me rekord pikësh, Miami i Messit eliminohet në raundin e parë të Play-Off

E përfundoi sezonin e rregullt si lider me rekord pikësh, Miami i Messit eliminohet në raundin e parë të Play-Off

Inter Miami ka pësuar një disfatë shokuese nga Atlanta United 3-2, për t’u eliminuar që në raundin e parë të Play-Off të MLS-së.

Miami kishte fituar sezonin e rregullt me ​​një total rekord pikësh – 74, duke e mbyllur sezonin 8 pikë pastër nga përcjellësi i dytë, megjithatë kanë gjetur humbjen që në raundin e parë të fazës së Play-Off.

Inter Miami hapi fillimisht sfidën duke realizuar përmes Matias Rojas në minutën e 17-të, megjithatë Atlanta reaguan vetëm dy minuta më vonë fillimisht duke barazuar rezultatin, e dy minuta të tjerë më vonë edhe morën avantazhin përmes golashënuesit të njëjtë – Jamal Thiare.

Lionel Messi barazoi shifrat në minutën e 65-të, por Atlanta përmbysën sërish rezultatin, ku Bartosz Slisz shënoi për 3-2 në minutën e 76-të, për t’i dhënë një humbje dhe eliminim zhgënjyes skuadrës së Miamit.

Atlanta tani do të përballet me Orlandon në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore me New York Red Bulls dhe New York City që do të përballen në gjysmëfinalen tjetër të konferencës.

Related Articles