Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka komentuar kritikën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e së enjtes në Kuvend, i cili tha se partia në pushtet qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari.
Basha në reagimin e tij e quajti Berishën matrapaz.
“S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa desht me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda”, deklaroi Basha në Tëvë 1.