Dy vajza nga Ukraina janë gjetur të vdekura në zonën e Selvisë në Tiranë.
Siç raporton abcnews.al, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vajzat kanë vdekur nga mbidoza.
Sipas abcnews, dy vajzat ukrainase u gjetën pa shenja jete në dhomën e tyre nga shoqja e dhomës. Ndërsa, në vendin e ngjarjes u gjenden dhe disa ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohen se kanë sjellë dhe vdekjen e 25-vjeçares dhe 40-vjeçares.
Sakaq, pritet një reagim nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Një nga vajzat kishte 2 muaj që kishte ardhur në Shqipëri, ndërkohe dy të tjerat kanë ardhur javët e fundit. Në këto ambiente kishte rreth 1 jave që ishin vendosur. Shoqja e tyre qe i ka gjetur, ka treguar që kanë konsumuar lëndët narkotike. Pasi është zgjuar, ka gjetur dy shoqet e saj të vdekura brenda banesës.