46-vjeçari shqiptar vdes në Greqi, e zuri dheu duke punuar

46-vjeçari shqiptar vdes në Greqi, e zuri dheu duke punuar

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur tragjikisht sot në Greqi.

Siç raporton JOQ Albania, i ndjeri humbi jetën teksa punonte në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Janinës.

Sipas mediave greke, viktima, baba i dy fëmijëve, ishte duke kryer punime gërmimi kur një masë dheu u shemb papritur, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Lidhur me rastin e rëndë është arrestuar përgjegjësi i kantierit të ndërtimit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Related Articles