Studentët nga Shqipëria bllokohen afër Shkupit

Studentët nga Shqipëria bllokohen afër Shkupit

Studentët e Shqipërisë, që janë nisur drejt kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në protestën për mbrojtje të gjuhës shqipe, kanë mbetur të bllokuar.

Një student, Dasho Veizaj ka deklaruar se ai bashkë me kolegët e tij studentë, kanë mbetur të bllokuar vetëm 15 minuta larg Shkupit.

I njëjti thotë se kanë qenë nën shoqërinë e autoriteteve maqedonase, megjithatë, ai shton se nga drejtimi drejt Shkupit, janë nisur drejt Kosovës.

“Ne jemi të detyruar të kontrollohemi vetëm për të mos marr pjesë në protestën në Shkup”, u shpreh Veizaj.

Related Articles