E rëndë në Itali, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares në një karrocë supermarketi

E rëndë në Itali, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares në një karrocë supermarketi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një vajze 16 vjeç është gjetur në një karrocë supermarketi të lënë pranë një koshi mbeturinash në via Stefano Borgia në Primavalle.

Hetuesit kanë ndaluar një djalë bashkëmoshatar me origjinë të huaj, i cili po merret në pyetje pasi dyshohet se ka vrarë 16-vjeçaren Michelle Maria Causo .

Në trupin e adoleshentes u gjetën plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Trupi i saj ishte mbyllur me qese të zezë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave

Related Articles