E rëndë në Podujevë: 19-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

E rëndë në Podujevë: 19-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët

Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në Sekiraqë të Podujevës, ku një 19-vjeçar deshi t’i jap fund jetës së saj, duke tentuar që të varet në garazhin e shtëpisë. Për pasojë, të riut i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është dërguar në QKUK në orët e pasdites.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Related Articles