E rëndë në Pogradec: 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

E rëndë në Pogradec: 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar.

Mësohet se 37-vjeçarja, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan Euronews.al.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, mjekët kanë vendosur që pacientja të transportohej drejt një spitali të specializuar në kryeqytet.

Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja vdekur.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa rasti është nën verifikim.

Related Articles