E rëndë në Prishtinë: Një person bie nga kati i gjashtë, vdes në vendin e ngjarjes

E rëndë në Prishtinë: Një person bie nga kati i gjashtë, vdes në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 qershor, rreth orës 15:30, te “Restaurant Nuar”.

Burimet bëjnë të ditur se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitet relevante.

Rreth orës 15:30, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Related Articles