E rëndë në Prishtinë: Një person humb jetën, dyshohet se ra nga ashensori

E rëndë në Prishtinë: Një person humb jetën, dyshohet se ra nga ashensori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në ashensor.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë, ku kanë gjetur trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.

Sipas informacioneve, viktima nuk është identifikuar ende për shkak se nuk kishte me vete dokumente identifikuese, teksa dyshimet e para janë që ai është shtetas i Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Related Articles