Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe në një familje në fshatin Stajkovcë të Prizrenit, ku një grua deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, në shtëpinë e saj, mbrëmë pas mesnate.
Për pasojë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është pranuar në këtë qendër në orët e para të së martës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.