Konjufca: Për Serbinë, marrëveshja me Kosovën është zero

Konjufca: Për Serbinë, marrëveshja me Kosovën është zero

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, për Serbinë është zero.

Sipas tij, këto marrëveshje duhet të zbatohen në tërësi dhe nuk duhet të ketë kushte.

“Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime – është gabim që të ketë një pikënisje në formë të  kushtëzimit. Marrëveshja, sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të 2-të”.

Tutje, ai ka theksuar se neni i 2-të hynë në fuqi në momentin që palët pajtohen për marrëveshjen, pra që shtetet funksionojnë si sovrane.

“Ju lutem çfarë sjellje ka kur Seria iu shkruan letra shteteve edhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo është e tepërt, kjo po tregon që ajo marrëveshje për Serbinë është zero”.

“Vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në institucione. Le të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim apo jo, pyesin edhe ato. Unë e kam dëgjuar, pa u kthyer në institucione nuk ka Asociacion. Do të thotë nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin duke shantazhaur Kosovën, prej Beogradit”.

Konjufca ka folur edhe për rolin e kryetarëve të rinj nëpër katër komunat në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak as më shumë sepse më pak do të ishte e paligjshme, e më shumë do të ishte grabitje e kompetencave”.

“Ne jemi shtet demokratik dhe po synojmë të funksionojmë me ligje dhe me rregulla. Kështu që natyrisht, ndoshta kjo ka menduar ambasadori dhe të tjerët që mund të jetë problematike të ushtrohet funksionimi me kompetenca të plota, do të bëjnë çmos edhe institucionet e tjera të sigurisë që ta kuptojnë të gjithë që ne po jetojmë në një shtet demokratik”.

“Shumë gjatë ishte e hapur thirrja për Lisën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash nëse ka një projekt tjetër për ta sfiduar Kosovën, le të na tregojnë, por, nëse është për me marrë pjesë në zgjedhje e me qeverisë, ajo në Republikën e Kosovës mundet me ndodh vetëm me një mënyrë kur qytetarët votojnë në mënyrë demokratike”.

“Lista Serbe zgjodhi një rrugë tjetër. Kryetarët janë zgjedhur, do ta bëjnë betimin e tyre, kjo është si duhet të vazhdojmë përpara”.

Related Articles