Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, depresioni, e problemet të ndryshme familjare shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në komunën e Shtërpcës, ku një grua rreth 45 ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre burimeve gruaja ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e rëndë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, ndërsa nga Policia ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.