Një burrë në Han të Elezit është arrestuar pasi e ka rrahur dhe përzënë nga banesa gruan e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
“Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani Elezit është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin.{, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Gazeta Enigma.