Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke manovruar me një armë e kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Skifteraj të Vitisë, të enjten në ora 14:10.
Në raportin policor bëhet e ditur se arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.
Ndërsa, i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.