Ledri Duraku, 20-vjeçari nga Kosova, ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se u mbyt në Liqenin e Komanit.
I riu ishte në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe shkolla ku kishte ndjekur mësimet, SHMLT “Nexhmedin Nixha”, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e ish-nxënësit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-nxënësit të shkollës sonë, Ledri Duraku. Humbja e një të riu është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Familjes Duraku, të afërmve dhe miqve u janë shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.

