E veçantë: Tifozët e Barcelonës thërrasin emrin e Messit në minutën e 10-të

E veçantë: Tifozët e Barcelonës thërrasin emrin e Messit në minutën e 10-të

Barcelona e ka nisur sezonin 2021/2022 në La Liga me përballjen ndaj Real Sociedadit në Camp Nou.

Ky është sezoni i parë pas më shumë se dy dekadash, në të cilin katalunasit do të luajnë pa dhjetëshen ikonike, Lionel Messi.

Superylli argjentinas zgjodhi të largohej nga katalunasit pas përfundimit të kontratës dhe karrierën do ta vazhdojë te Paris Saint-Germain.

Mirëpo, tifozët e Barcelonës nuk e harrojnë Messin dhe e kanë kujtuar lojtarin e dikurshëm në minutën 10-të të ndeshjes kundër Sociedadit.

Shumë tifozë të katalunasve e kanë thirrur emrin e Lionel Messit në këtë minutë që shënon edhe numrin që e ka bartur, ndërkohë që ka pasur edhe disa të tillë që kanë fishkëllyer për faktin që e kanë humbur atë.

Kujtojmë që autoritetet shëndetësore të Spanjës kanë lejuar që Camp Nou të jetë i mbushur me 30 për qind të kapacitetit – që do të thotë se të pranishëm në ndeshjen e parë sezonale kanë qenë 29.803 spektatorë.

Related Articles