E vodhën nga garazhi në Gjilan, por nuk shkuan larg – Policia gjen Golfin ll GTI, në kërkim personi që e vodhi

 E vodhën nga garazhi në Gjilan, por nuk shkuan larg – Policia gjen Golfin ll GTI, në kërkim personi që e vodhi

Një Golf II GTI i vitit 1990, i cili u vodh nga një garazh në Gjilan, është gjetur vetëm një ditë më vonë nga Policia e Kosovës, ndërsa personi që dyshohet se qëndron pas vjedhjes vazhdon të jetë në arrati.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimë e rastit është Z. J. rreth 50-vjeçar.

Sipas informacioneve, hajdutët kishin depërtuar me forcë në garazhin e tij në rrugën “Veqe Zela”, prej nga kishin marrë automjetin Golf II GTI, ngjyrë të zezë, të prodhimit 1990. Pronari kishte deklaruar se vetura kishte rreth dy vjet që qëndronte e parkuar në garazh dhe nuk përdorej.

Pas raportimit të rastit, hetuesit e Stacionit Policor në Gjilan nisën veprimet për identifikimin e autorëve dhe gjurmimin e automjetit.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se më 25 korrik, pas punës hetimore, vetura është lokalizuar në një pronë të një personi që dyshohet se e kishte blerë nga autori i vjedhjes.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa Policia është vënë në kërkim të personit që dyshohet se e vodhi dhe më pas e shiti.

Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa autori vazhdon të jetë në arrati.

Related Articles