E zbuluar: Ja pse trajneri i Anglisë Southgate vendosi Saka të gjuajë penalltinë vendimtare kundër Italisë në finalen e Euro 2020

E zbuluar: Ja pse trajneri i Anglisë Southgate vendosi Saka të gjuajë penalltinë vendimtare kundër Italisë në finalen e Euro 2020

Ndërsa shija e humbjes së Anglisë në Euro 2020 vazhdon, shumë kanë pyetur pse menaxheri Gareth Southgate i bëri thirrje adoleshentit Bukayo Saka për të gjuajtur penalltinë vendimtare në momentin më të zjarrtë kundër Italisë.

Lojtarët më me përvojë ende nuk kishin gjuajtur një penallti kur Saka pa përpjekjen e tij të mbrojtur nga Gianluigi Donnarumma për të kurorëzuar Italinë si kampione të Evropës, duke shkaktuar habi mes shumë tifozëve, ekspertëve dhe madje edhe lojtarëve.

Megjithatë, Southgate kishte arsyet e tij për zgjedhjen e Saka, pavarsisht nga fakti që ai kurrë më parë nuk kishte gjuajtur një penallti për ekipin e parë të Anglisë.

Sipas “Daily Mail”, lojtarët e Anglisë kanë praktikuar penallti pas cdo seance stërvitore që nga shtatori i kaluar dhe trajnerët kanë mbajtur shënime.

Meqenëse Saka fitoi thirrjen e tij të parë në tetor dhe u bashkua me këto praktika, asnjë lojtar i Anglisë nuk ka një rekord më të mirë të penalltive në trajning.

Dy lojtarët e tjerë që humbën penalltitë për Anglinë, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, gjithashtu kanë qenë ndër ekzekutuesit më të mirë të skuadrës nga 11 metërshi në këto seanca.

I tillë ishte besimi i Southgate kur vendosi se kush do të gjuajë, pa marrë parasysh për moshën ose përvojën si një faktor, që tre nga pesë lojtarët e tij të parë ishin të moshës 23 vjec ose më të rinj.

Në të vërtetë, lojtari i shtatë për Anglinë, nëse do të kishte ardhur deri aty, do të ishte Jordan Pickford, duke shkelur traditën e zakonshme të portierëve, që ishin gjithmonë të fundit në radhë për të marrë një penallti. Nuk shkoi ashtu si e paramenduan, por të paktën kishte një logjikë për trajnerin Southgate.

Në një ditë tjetër mund të dukej një plan gjenial, por gjërat mbaruan në një mënyrë mizore, shkruajnë mediat britanike, duke iu referuar deklaratës së trajnerin Southgate.

Related Articles