Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat, derisa po priste dru në pyll.
Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.
Dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë shtetasin me iniciale S. M. dhe si pasojë ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, shkruan Top Channel.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.