Agjencia e Statistikave të Kosovës ka rikujtuar qytetarët e Kosovës se kanë mbetur edhe vetëm shtatë ditë për regjistrimin e popullsisë, ndërsa thekson se regjistrimi përveç që është obligim qytetar është edhe obligim ligjor.
Në njoftimin për media theksohet se regjistrimi do të jetë deri më 17 maj, ndërkaq ASK njofton gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën për regjistrim tek ata të cilët ende nuk e kanë kryer.
“Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në njoftim.
Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements.
ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.
Email: [email protected]