Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin për arrestimin e personave të kërkuar nga gjykata.
Realizimet e urdhëresave janë bërë në lokacione të ndryshme dhe në qytete të ndryshme të Kosovës.
Prishtina, Gjjilani, Mitrovica e Bërnjaku janë katër vendet ku janë kryer shtatë arrestimet e raportuara në 24 orët e fundit.
Lexoni të plota njoftimet:
Rr. Eduart Lir, Prishtinë, 21.03.2023-10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimit.
Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë (NN) 21.03.2023-20:00. Në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.
Gjilan 21.03.2023, 17:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar e kërkuara femër kosvare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Rr.300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 21.03.2023-07:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një i dyshuar i kërkuar mashkull kosovar i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimit.
Rr. Ulqinit, Mitrovicë 21.03.2023-06:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i njëjti është dërguar në QP-Prishtinë në vuajtje të dënimit.
Fsh .Shupkovc, Mitrovicë 21.03.2023-07:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
PKK Bërnjakë 21.03.2023-08:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.