Partia Socialdemokrate ka realizuar sot një aksion simbolik, duke shkruar kështu në veturën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca “edhe asi, edhe ksi”, raporton Gazeta Enigma.
Aksioni i PSD-së është realizuara para Kuvendit të Kosovës.
“Ky është Glauku i shpërfytyruar.
‘Edhe ksi edhe asi’: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës.
Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, shkruan aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni.