Edhe Bedri Hamza merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Edhe Bedri Hamza merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se do të presë në takim liderët e partive nga ora 13:00 për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve pasi nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përpos tij edhe Bedri Hamza i PDK-së i tha “po” ftesës nga Osmani. Nga zyra e tij konfirmuan pjesëmarrjen në takim. / Gazeta Enigma.

Related Articles